Site icon Tetova Expres

PREMTIM PARA ZGJEDHJEVE, ZHGËNJIM PAS – RRUGA E MEROVËS ENDE NË PRITJE TË ASFALTIT

Rikonstruimi i kësaj rruge filloi një muaj para zgjedhjeve lokale. Aso kohe, banorëve të fshatit Merovë u ishte premtuar se rruga do të rregullohet shpejt, mirëpo pasi që kaluan zgjedhjet, për këtë rrugë ende nuk ka zgjidhje. Banorët e kësaj ane shprehen të revoltuar me mos mbajtjen e premtimit nga ana e Kryetarit të Komunës, Blerim Sejdiu. Ata thonë që përveç se kalimi i kësaj rruge është i rrezikshëm, e njëjta po ua dëmton edhe veturat dhe po ua vështirëson dukshëm lëvizjen për në qytetet.

Rruga katastrofë. E shihni vetë ju se si është rruga. Nuk e di si të them, e shihni vetë, keni ardhur deri këtu e keni parë. Rruga është katastrofë. Ka 4-5 muaj ose më shumë që është në këtë gjendje”.

“Rruga është katastrofë. Prej 15 tetor rruga është prish! Premtimi ka qenë që para zgjedhjeve lokale do bëhet rruga. Por nuk është bërë rruga. Thuhet që rruga ka filluar qe tre ditë, por ne nuk shohim asnjë punim se po bëhet. Vetëm një ekskavator që ka ardhur sepse ka pasur edhe shembje të dheut. Andaj ai bager qëndron aty. Për ndryshe kryetari ka 6 muaj sa kanë kaluar prej në zgjedhje. Kryetari nuk ka qenë në fshat që nga dita e tubimit politik. Nuk ka qenë asnjë ditë në fshat”.

“Siç tha edhe kolegu më herët, na i dëmtojnë verturat të gjithëve”.

“Të gjitha veturat që shkelin në atë rrugë janë të prishura. Ka 4 muaj 5 që është kështu në gjendje të mjerueshme. Kemi nevojë për rrugën dhe ujësjellësin”.

Kryetari i Komunës së Zhelinës e premton se u ka dal nga fjala banorëve të Merovës por thotë se vonesat kanë ardhur si pasojë e motit të ligë dhe ngricave, që kanë pamundësuar shtrimin e asfaltit. Sipas Sejdiut, deri në fund të muajit mars, rruga do të përfundojë në tërësi dhe nuk do të ketë vonesa të tjera.

Deklarat – BLERIM SEJDRIU –  KRYETAR I KOMUNËS SË ZHELINËS  (CLICK PLUS 01:14:35)
“Rruga është duke u bërë, ka tre ditë që kemi filluar. Kanë qenë kushet e tilla të këqija që e kanë pamundësuar intervenimin e mëhershëm. E kam thënë që do e bëj më heret! Nuk mund të them që nuk e kam thënë. Kushtet klimatike kanë qenë të tilla dhe unë nuk kam ndikim aty! Por që rruga do të bëhet me asfalt deri në fund të muajit të tretë, atë po e them me përgjegjësi para kamerave tuaja dhe para shikuesve tuaj”!

Kjo rrugë përveç se nga fshati i Merovës, shfrytëzohet edhe nga banorët e fshatit Sallarave. Ndërkaq rrëshqitja e dheut së fundmi,  e ka bërë këtë rrugë edhe të rrezikshme për kalimtarët dhe shoferët që e frekuentojnë këtë rrugë.

Advertisement
Exit mobile version