Site icon Tetova Expres

PRESIDENTI BEGAJ NESËR NË TETOVË – “BLINDOHET” QYTETI!

Pas vizitave në Çair, Çashkë të Velesit dhe Shkup, Presidenti I Shqipërisë, Bajram Begaj, të shtunën do të qëndrojë në Tetovë dhe Gostivar. Autoritetet e Komunës së Tetovës, për të shtunën, njoftojnë për regjim të posaçëm trafiku dhe ndalim-parkimi në disa rrugë e bulevarde.

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, të shtunën qëndron në Tetovë. Tetova tashmë I ka bërë të gjitha përgatitjet për ta mirëpritur presidentin Begaj, ku ditëve të kaluara shumë bilborde nëpër qytet I dëshirojnë mirëseardhje Presidentit të Shqipërisë.

Por, nga Komuna e Tetovës, kanë njoftuar se për të shtunën do të ketë masa të përkohshme sigurise dhe ndalim parkimi në disa rrugë.

Sipas njoftimit ndalim-parkimi do të vlejë për Rruga “Marshall Tito” nga fillimi deri te rrethrotullimi te Restorant “SEDRA”!

Bulevardi “Bllagoja Toska” nga rrethrotullimi te Sedra deri te Komuna!

Advertisement

Rruga “Dervish Cara” në tërësi, deri te semaforët!

Rruga “Ilindenska” nga gjyqi deri te UEJL!

Rruga “KRD” deri te Arabati!

Rruga “Jashtë Vardarit” deri te UT!

Rruga “172”!

Advertisement

Komuna e Tetovës njofton se automjetet e parkuara në kundërshtim me njoftimin do të largohen nga shërbimi i merimangës!

Ndryshe, vizita zyrtare nis nga ora 09.00 dhe do të zgjasë deri më 11.30.

Vizita do të nis në ambientet e Komunës, ku Presidenti Begaj do të pritet nga kryetari komunës Bilall Kasami, për të vijuar më pas në këmbë drejt Shkollës Fillore “LIRIA”. Në këtë shkollë është paraparë një program artistik me këngë dhe valle tradicionale shqiptare, të përgatitur nga nxënësit dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”.

Më tej, Presidenti Begaj së bashku me Bilall Kasamin do të vizitojnë Xhaminë e Pashës dhe Teqenë Arabati Baba , ku Presidentit Begaj do t’i prezantohet trashëgimia kulturore dhe objektet me rëndësi të veçantë fetare, që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit.

Sipas Agjendës, vizita e Presidentit Begaj vijon më pas në qytetin e Gostivarit.

Advertisement
Exit mobile version