Site icon Tetova Expres

U KEQTRAJTUA NË BURG – RMV-ja DUHET T`I PAGUAJË 11.295 EURO!

Maqedonia e Veriut ka humbur rastin e parë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me veprimin johuman në Burgun e Idrizovës, pasi një i burgosur arriti ta dëshmojë ankesën e tij para gjykatësve të Strazburgut. Shteti duhet t`i paguajë si dëmshpërblim 11.295 euro.

Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut njoftojnë se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dje ka miratuar vendimin, përmes rrugës së deklaratës unilaterale në lëndën “Fitim Musliu kundër Maqedonisë së Veriut” që ishte dorëzuar më 30 gusht 2022.

Lënda kishte të bënte me një ngjarje të datës 3 gusht 2020, kur i dënuari ishte rrahur nga një polic në burgun e Idrizovës. Si pasojë e rahjes I burgosuri kishte marrë lëndime trupore.

Për shkak se në Maqedoni nuk ishte konstatuar faji për incidentin, rasti kishte përfunduar para Gjykatës së Strazburit. E përballur me argumentet dhe dëshmitë, Qeveria dorëzoi deklaratë unilaterale me të cilën pranoi shkeljen e Nenit 3 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Me deklaratën Maqedonia e Veriut obligohet që t`i paguajë 11.295 euro dëmshpërblim të burgosurit të dëmtuar.

Advertisement

Ky rast paraqet një precedencë të rëndësishme, për shkak se bëhet fjalë për procedurë që shteti e ka humbur para Gjykatës së Strazburit, lidhur me veprime johumane në burgun e Idrizovës, me çka riaktualizohet çështja për kushtet dhe mbikqyrjet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese.

Exit mobile version