Site icon Tetova Expres

ARINJTË BËJNË KËRDI NË STANET E SHIPKOVICËS!

Pronat e banorëve lokal në Stanet e Shipkovicës, kanë qenë pre e arrinjve.

Në pamjet që arriti t`i sigurojë Tv Koha, shihen dëmtime të objekteve në këtë lokalitet, mbase për shkak se arrinjtë kishin qenë në kërkim të ushqimit.

Vërehen dëmtime të derëve, dritareve dhe xhamave të thyera, por edhe njolla gjaku, me siguri pasi kafshët janë prerë nga xhamat.

Nuk është kursyer asnjë objekt tek Stanet e Shipkovicës. Arrinjtë kishin bërë cmos që të gjejnë ushqime dhe nuk kanë kursyer as edhe orenditë e staneve.

Rasti është alarmuar edhe tek autoritetet.

Advertisement

Drejtori I Parkut Kombëtar Mali Sharr, Evzal Elmazi, ka njoftuar se me kolegun Milorad Andrijeski ka realizuar monitorim të gjendjes faktike në terren te stanet e Shipkovicës, pas raportimeve për dëme të shkaktuara nga arinjtë në pronat e banorëve lokal.

Pasi janë evidentuar dëmet, janë zhvilluar takime me disa nga banorët dhe pronarët për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të koordinuar hapat e mëtejmë.

“Parku Kombëtar Mali Sharr mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e faunës së egër dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin lokal në drejtim të parandalimit të rasteve të ngjashme” – thotë Drejtori Evzal Elmazi.

Exit mobile version