Site icon Tetova Expres

BDI: QEVERI PËR OLIGARKËT, KUNDËR QYTETARËVE

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një press-konference, sic thonë,  del me fakte konkrete që tregojnë se si qytetarët dëmtohen në kohë krize energjetike.

Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme prej rreth 10%, sipas BDI-së, në vendin tonë qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta gjatë gjithë javës.

Arsyeja është e qartë – Komisioni Rregullator për Energjetikë vazhdon të zbatojë një model të vjetruar, të bazuar në mesataren e javës së kaluar, në vend që të reagojë në kohë reale, thonë nga BDI.

Kjo praktikë shkon drejtpërdrejt në favor të interesave të caktuara biznesore, në dëm të qytetarëve.

Për këtë arsye BDI kërkon:

Advertisement

* Ndryshim të menjëhershëm të rregullores për përcaktimin e çmimeve

* Vendosjen e përllogaritjes së çmimeve të paktën dy herë në javë

Faktet janë alarmante:

* Konsumi javor: rreth 12 milionë litra naftë

* Diferenca në çmim: rreth 9 denarë për litër

Advertisement

* Kosto shtesë totale: mbi 1.5 milion euro vetëm për një javë

Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset e vogla paguajnë miliona më shumë, ndërkohë që dikush përfiton nga një sistem që nuk funksionon si duhet.

Në fund, shtrohet një pyetje e thjeshtë:

Në interes të kujt punon Qeveria – të qytetarëve apo të disa kompanive të privilegjuara? – thonë nga BDI-ja.

Advertisement
Exit mobile version