Në ditën e ekologjisë, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me administratën komunale dhe sektorët komunal dolën nëpër rrugët e qytetit për të pastruar hapësirat publike. Aksioni simbolik kishte për qëllim të dërgojë mesazh tek qytetarët që të kujdesen më shumë për ambientin jetësor dhe pastërtinë e qytetit.
Kasami gjithashtu tha se të gjithë qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm për ambientin ku jetojmë, me qëllim që të jetë më i pastër.
Ndërkohë, problem vazhdojnë të mbeten deponitë e egra dhe mbetjet inerte, të cilat shpeshherë qytetarët i hedhin vend e pa vend. Kryetari Kasami theksoi se për këtë problem nevojiten dënime më të ashpra dhe bashkëpunim më i madh institucional, duke kërkuar që edhe gjyqësori të mos tregojë tolerancë ndaj ndotësve të ambientit.
