Site icon Tetova Expres

FILIPÇE: S`KA PËRFITIME NGA ULJA E TVSH-së, ÇMIMET TASHMË JANË RRITUR!

Qytetarët nuk po shohin përfitime nga ulja e TVSH-së për karburantet dhe derivatet e naftës, pasi pavarësisht kësaj mase, çmimet janë rritur”, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp. Ai shtoi se u vërtetua ajo për të cilën LSDM kishte paralajmëruar në javët e fundit – rritja e çmimeve të karburanteve ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në shtrenjtimin e ushqimeve.

“Rritja e çmimeve të energjisë, derivateve dhe naftës do të sjellë rritje të çmimeve fillimisht të produkteve ushqimore, e më pas edhe të të gjitha produkteve të tjera në vend. Nafta ishte 71 denarë, ndërsa tani është 95,5 denarë dhe qytetarët tashmë ankohen se nuk mund të mbushin as shportën bazë, pra nuk mund të përballojnë ushqimin. Janë shtrenjtuar produktet bazë si vezët, mishi, produktet e qumështit, frutat dhe perimet, dhe dihet se kur këto produkte rriten një herë, çmimet rrallë kthehen pas. Nga masa e Qeverisë për uljen e TVSH-së nga 18% në 10% nuk po përfitojnë as kompanitë. E vetmja gjë që mund të pritet është vazhdimi i rritjes së çmimeve, të cilat, siç ju kujtoj, kishin nisur të rriteshin që në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, para fillimit të luftës në Iran. Pra, kjo është vetëm një arsye shtesë pse çmimet në vend do të vazhdojnë të rriten”, tha Filipçe.

Në konferencë, ai theksoi gjithashtu se vendet e rajonit tashmë kanë ndërmarrë masa konkrete. Si shembull përmendi Kroacinë, ku përveç kufizimit të çmimeve të karburanteve dhe gazit, janë mbështetur edhe kategori të caktuara qytetarësh si bujqit, familjet në nevojë, peshkatarët dhe të tjerë – pra ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Exit mobile version