Mbrëmë pas mesnate në ora 00:05 në rrugën rajonale fshati Zhelinë – fshati Siriçinë, rajoni i Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin një 52-vjecar nga Shkupi. Gjatë kontrollit të trafikut është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Citroen Berlingo” me targa regjistrimi të Shkupit, të cilin ai e drejtonte dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1,74 promilë alkool në gjak. Automjeti është konfiskuar përkohësisht dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Dje, në ora 14:00 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar 4 persona nga Shqipëria, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik në shtet. Ata janë kapur gjatë kryerjes së detyrave të punës në një objekt në ndërtim e sipër pa dokumentacion. Personat janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
….Dje, në ora 21:00 në fshatin Çegran, rajoni i Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 31-vjecar nga i njëjti fshat për shkak të dyshimit për vepër penale të kryer “marrje e kundërligjshme e automjetit motorik” sipas nenit 242 të Kodit Penal. Me këtë rast, në oborrin e tij është gjetur automjeti i pasagjerëve “Opel Korsa” me tarka regjistrimi të Gostivarit, i cili ishte raportuar i marrë më 16.03.2026. Automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……Dje, në ora 22:00 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Gallatë kanë privuar nga liria një 45-vjecar nga ai fshat, duke vepruar sipas raportimit paraprak nga një grua 36-vjeçare se ai e kishte ndjekur atë dhe vajzën e saj të mitur, i kishte shqetësuar, u kishte drejtuar kërcënime dhe u kishte kërkuar para. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
Dje në ora 20:13 në SPB Tetovë është raportuar se në periudhën nga ora 15:30 deri në 19:45, me përdorim të forcës fizike është hyrë në xhaminë e fshatit Brodec, rajoni i Tetovës, dhe është bërë përpjekje për të hapur me forcë arkën metalike për donacione, por nuk është hapur. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 23.03.2026 në ora 23:30 në adresën elektronike të Sektorit për Krim Kompjuterik pranë MPB-së, një gazetar nga Tetova ka raportuar keqpërdorim të të dhënave të tij personale në një rrjet social. Konkretisht, sipas raportimit, nga një profil me emrin A.A. janë publikuar shpifje dhe informacione të rreme me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
…..Dje në ora 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në hyrje të fshatit Rogaçevë, komuna e Jegunocit, automjeti i pasagjerëve “Volksëagen Golf” me marka regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga një 20 vjecar nga fshati Jazhincë, komuna e Jegunocit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri 20 vjecar nga fshati Jazhincë, ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Tetovë.
……Dje në ora 18:15 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën “Banjeshnica” në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të pasagjerëve “Volksëagen Golf” me marka regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga një 56 vjecar nga Gostivari dhe motoçikletës “kros”, e drejtuar nga një 19-vjecar nga Gostivari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i DPB Gostivar.
