Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLL: MËSOHEN KATËR EKIPET FINALISTE NË PLAY OFF

UGD Shtipi, Boreci, Strumica dhe Rabotniçki kanë siguruar fazën finale të play off-it  ku do  të  mësohet edhe  kampioni  i ri  për sezonin 2025/2026. Shkëndija e  Tetovës me 10  fitore radhazi përfundon fazën e  play out.

 Me ndeshjet e xhiros  së  10-të  në fazën e  play off-it dhe play out përfundoi  pjesa e rregullta e kampionatit  në Ligën e parë të volejbollit  në kategorinë e meshkujve dhe tanimë dihen edhe katër skuadrat e para të cilat do  të diskutojnë  titullin e kampionit  për  sezonin 2025/2026. 

Pra UGD Shtipi, Boreci i Velesit, Strumica dhe Rabotniçki  janë katër skuadrat të cilat do të luftojnë për  titullin kampion.  Çka të thuhet  për ekipin Universiteti i Tetovës  e cila  në  fazën e play off-it  në 10-të ndeshje ka  pësuar  po  aq  disfata.

 Nga ana  tjetër  në fazë  e play out ka mbetur vetëm edhe ndeshje e fundit mes  ekipit Liria dhe Skopje por në asnjë mënyrë nuk do të  ndikon në  renditjen përfundimtare.  Shkëndija e Tetovës  me 10  fitore  të njëpasnjëshme renditet  e para në fazën play out, para ekipit Liria e cila ka vetëm dy humbje.

Exit mobile version