Ambasada e SHBA-së në Shkup ka publikuar një paralajmërim sigurie për të gjithë qytetarët amerikanë.
Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën, e veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar.
Amerikanët që ndodhen jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet e përfshira në paralajmërimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së.
Sipas paralajmërimit, mbylljet e herëpashershme të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje në udhëtime.
“Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe jashtë Lindjes së Mesme, kanë qenë objekt sulmesh. Grupet që mbështesin Iranin mund të synojnë interesa të tjera amerikane jashtë vendit ose lokacione të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose qytetarë amerikanë në mbarë botën,” thuhet në njoftim.
Nga Ambasada këshillohet që të gjithë qytetarët amerikanë të regjistrohen në step.state.gov për të marrë paralajmërimet më të fundit të sigurisë dhe të ndjekin kanalin “Departamenti i Shtetit i SHBA – Përditësime sigurie për qytetarët amerikanë” në WhatsApp, ose @TravelGov në platformën X.
Kur planifikoni udhëtim, lexoni me kujdes paralajmërimin për udhëtim dhe informacionet e detajuara për destinacionin tuaj, si dhe çdo njoftim të fundit në travel.state.gov/destination, këshillojnë nga Ambasada Amerikane në Shkup.
