Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026: NESËR ZHVILLOHEN GJYSMËFINALET E PLAY OFF-it

 Nesër zhvillohen tetë ndeshje gjysmëfinale të play off-it  për kualifikim në Botërorin e futbollit 2026. Në mesin e 16  ekipeve janë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova. Fituesit  nga  këto ndeshje kualifikohen në finale të play off-it, ku katër  ekipet  fituese  do të presin biletën për  Kupën e Botës  që  do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

 Ekspedita e Maqedonisë së Veriut nga dita e djeshme ka arritur në Kopenhagë për duelin e plej off-it ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror 2026.

Reprezentacioni ynë sipas agjendës sonte në “Parken Stadium” në Kopenhagë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme që fillon në ora  20:45. Përfaqësuesja e Maqedonisë në Kopenhagë  ka udhëtuar  pa njërin  nga  futbollistët më të mirë Ezgjan Alijoski i cili mungon shkaku i lëndimit,

Sa i përket kundërshtarit, Maqedonia e Veriut deri më tani ka luajtur vetëm tre herë ka luajtur kundër Danimarkës. Në ndeshjet e para kualifikuese  pas  mvetësimit në vitin 1994  së pari në Shkup e më pas edhe në Kopenhagë, për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Angli 1996. Ndërsa ndeshja e fundit në vitin 2013 ishte miqësore të cilën Maqedonia e fitoi  3-0 me golat  që i realizuan Pandev, Agim Ibraimi dhe Novevski.

Kujtojmë  se Maqedonia e Veriut   gjysmëfinalen e play off-it  e  siguroi  me  ndeshjet e edicionit të katërt  Liga e Kombeve ku në grupin  katërt të Ligës  C ishte  me  Letoninë , Armeninë dhe Ishujt Faroe. Kjo do të thotë  se  i  gjithë  ky  sukses  u arrit në mandatin e kryetarit Muamed Sejdinit

Advertisement

Me fitore  eventuale ndaj  Danimarkës  reprezentacioni  i Maqedonisë së Veriut  më  31 mars do të  përballet me fituesin nga  ndeshja mes  Çekisë  dhe  Irlandës

Nesër me fillim në ora  18:00, takohen Turqia – Rumania, ndërsa në ora  20:45, takohen:, Çekia – Irlanda,  Danimarka – Maqedonia e Veriut, Italia –Irlanda Veriore, , Polonia – Shqipëria , Sllovakia – Kosova , Ukraina Suedia dhe Uellsi – Bosnja e Hercegovina.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version