Një krizë energjetike, veçanërisht e karburantit, mund të godasë Evropën që muajin e ardhshëm. Kjo u paralajmërua nga drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan, i cili tha se sigurimi i furnizimeve të mjaftueshme është thelbësor për sigurinë kombëtare.
Përballë rritjes së madhe të çmimeve të vajgurit të aviacionit, drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës parashikoi një rritje të ngjashme të çmimeve të benzinës dhe naftës, ndërsa afrohet sezoni i verës.
“Vendet nuk mund të kenë siguri kombëtare pa siguri energjetike, tha Sawan, duke shtuar se Shell po përpiqej të bashkëpunonte me qeveritë për t’i ndihmuar ato të adresonin krizën energjetike, duke përfshirë edhe ruajtjen dhe blerjen. Konflikti në Lindjen e Mesme, tani në javën e katërt, ka ndikuar tashmë në furnizimin me karburant për avionë, me naftën që do të jetë e radhës, e ndjekur nga benzina ndërsa sezoni i verës fillon në Hemisferën Veriore”, deklaroi Sawan.
“Azia Jugore ishte e para që mori atë peshë. Kjo është zhvendosur në Azinë Juglindore, Azinë Verilindore dhe më pas edhe më shumë në Evropë ndërsa hyjmë në prill”, tha ai ndërsa fliste në konferencën CERAWeek në Hjuston të Teksasit.
