Site icon Tetova Expres

Mexhiti “godet” Taravarin: Prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në intervistën për Ora24.tv lidhur me akuzat e fundit të Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët, ka thënë se nuk ka pse mërzitet z.Taravari për VLEN, sepse VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një.

Ai u shpreh se Taravari me ASH-në e tij prej në krye të VLEN-it, përfundoi në bisht të BDI-së.

Nuk i ka punët në terezi as me BDI-në

“Kalkulimet në analizat e sollën ASH-në në këtë derexhe, i besuam dhe në fund përfundoi në BDI. Te VLEN ka pasur ofertën të ketë 5 komuna, përfundoi me 2 komuna. Edhe sot nuk i ka punët në terezi edhe me BDI-në në Gostivar dhe shumë shpejt edhe atje do të dalin në sipërfaqe mospajtimet dhe nuk mund t’i bashkosh dy struktura që në vazhdimësi për 20 vite janë përplasur mes veti. Me këto kalkulime dhe analiza prej në krye të vendit në VLEN, ai përfundoi në bisht të BDI-së dhe këtu do të jep llogari”, tha Mexhiti.

Sipas kreut të Çairit, Mexhiti, nuk ka pse mërzitet Taravari për VLEN, sepse siç shton, “VLEN jo vetëm që është i bashkuar, por po bëhet një”.

Advertisement
Exit mobile version