“Blej një biletë, shijo koncertin dhe ndihmo nevojtarët”. Kështu të paktën tingëllon organizimi I Manifestimit Humanitar që mbrëmë u mbajt në Pallatin e Kulturës.
Një mbrëmje e veçantë me art kulturë dhe humanitet me mesazhin Bashkohuni me ne për të ndihmuar dhe për të shpërndarë solidaritet.
Nxënësit e Shkollës së Mjekësisë dhe nxënës tjerë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq përmes programit Promovimi I Vlerave Humane dhuruan një koncert me këngë, valle e recitale me një qëllim të vetëm – solidaritetin dhe humanitetin.
“Qëllimi ynë është që të mbledhim të holla, të mbledhim mjete që t`u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ne I kemi projektet tona, I kemi konceptuar se cilat janë, por nuk I nxjerrim në pah, dalëngadalë secilin projekt. Kemi 6 projekte, kemi ndarë nxënësit nëpër grupe për çdo projekt, ku secili grup ka detyrën e vet dhe dita-ditës merremi me punët tona dhe falë Kryqit të Kuq, falë PHV-së dhe Komunës që na ndihmonë me kësi organizime”
Fidani shprehet se nuk ka munguar solidariteti i tetovarëve dhe jo vetëm.
“Qytetarët janë shumë të interesuar. Deri tani kemi bërë 2-3 organizime në Qendër të Tetovës, ku kemi bërë shitje, secili nxënës ka sjellë diçka nga shtëpia, kemi gatuar diçka ose kanë punuar diçka me duart e tyre, ka patur interesim dhe kemi mbledhë një buxhet shumë të madh pasi tetovarët janë shumë solidarë dhe shumë human”
Ndryshe, në kuadër të Kryqit të Kuq, Programi Pronovimi I Vlerave Humane – PHV, ka për qëllim të edukojë të rinjtë mbi rëndësinë e humanizmit dhe respektit ndaj të tjerëve.
Programi është edukativ që nxit ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, zhvillon ndjenjën e empatisë dhe tolerancës si dhe forcon bashkëpunimin dhe vullnetarizmin tek të rinjtë.
