Site icon Tetova Expres

FFK ME VIDEO MOTIVUESE – ËSHTË KOHA JUAJ, FORCA DARDANË!

“Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica… Jetën për liri, zemrën për Kosovë!

Është koha juaj.  Bashkë, të pathyeshëm, forca Dardanë!”

Federata e Futbollit të Kosovës, nëpër rrjetet sociale, ka publikuar një video motivuese, me pamje ku shihet, sakrifica për liri, e kaluara e futbollit të Kosovës nga balta e stadiumeve të atëhershme e deri tek shkëlqimi nën dritat e reflektorëve nëpër stadiumet më të njohura të Evropës.

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026, kurse e gjithë Kosova me padurim pret këtë ndeshje dhe gati të gjithë shpresojnë për epilog pozitiv.

Motivimi nuk mungon as edhe tek futbollistët.

Advertisement

“E dijmë rëndësinë e ndeshjes, e di sa e rëndësishëm jam për kombëtaren, për shumë bashkëlojtarët e mi. Do të japim maksimumin, jo për të shënuar gol, por për të fituar lojën. Pa marrë parasysh se cfarë mendoj” deklaroi kapiteni Kosovës  Vedat Muriqi

Në Kosovë tifozët tashmë kanë filluar të mobilizohen. Nëpër rrjete sociale bëhet thirrje për mbështetje të organizuar.

Besa-Besë së bashku brohorasim në Sheshin “Zahir Pajaziti” me 26 mars nga ora 20:45.

Kosova është shumë afër një momenti historik, kualifikimit të parë në Kampionatin Botëror 2026 – është kjo thirrja që drejtohet për yë ndjekur së bashku ndeshjen Sllovaki – Kosovë në sheshin “Zahir Pajazaiti” në Prishtinë, përmes ekranit gjigant.

Advertisement
Exit mobile version