Site icon Tetova Expres

“Përgatituni për turbulenca”/ BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet

Konflikti në Lindjen e Mesme ka goditur fort aviacionin global. Fillimisht, fluturimet u ndaluan në hapësirat ajrore më të ngarkuara të botës, duke lënë avionët në tokë dhe mijëra pasagjerë të bllokuar.

Goditja e radhës ishte ajo ndaj furnizimit me karburant, që u prek ndjeshëm nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit nga Irani, çka solli rritje të çmimeve dhe detyroi disa linja ajrore të reduktojnë fluturimet.

Për momentin situata është stabilizuar pjesërisht, thotë BBC. Emirates, Etihad dhe Qatar Airways po operojnë me fluturime të rregullta, por oraret mbeten të kufizuara dhe të ndjeshme ndaj ndërprerjeve.

Analistët e kompanisë se të dhënave te aviacionit, Cirium, raportojnë se mbi 30,000 fluturime në Lindjen e Mesme janë anuluar që nga fillimi i konfliktit.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve që kalojnë nëpër aeroportete e vendeve të Gjirit nuk qëndrojnë atje- ata ndryshojnë thjesht fluturimet e tyre, ne nje system qe lidh destinacione të largëta në një ndalesë të vetme.

Advertisement

Kjo ka bërë që Dubai, Abu Dhabi dhe Doha të jenë pikë kyçe për udhëtime nga Europa dhe Amerika drejt Australi, Azisë Juglindore dhe Indi. Ekspertët paralajmërojnë sot se konflikti mund të dëmtojë reputacionin e aeroporteve në fjalë, duke sjellë  rënie të trafikut dhe rritje të çmimeve të biletave.

Sipas tyre, në periudhën afatshkurtër, pasagjerët mund të shmangin Gjirin dhe të zgjedhin alternativa si Singapori, Bangkoku ose Tokio.

Por edhe nëse me vone modeli i shteteve të Gjirit do të marrë veten ne menyre që të konsiderohet sërish një sukses, ndikimi mbi turizmin dhe biznesin do të jetë i madh, thote BBC, sipas të cilës rikthimi në normalitet do të jete një sfidë që mund të zgjasë disa vite.

Exit mobile version