Site icon Tetova Expres

SHQIPËRIA E MOTIVUAR NË POLONI – ATMOSFERË POZITIVE!

Kombëtarja shqiptare është vetëm dy hapa larg kualifikimit në Botëror. Pengesa e parë do të jetë Polonia.

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play off të Botërorit 2026 që do të luhet në orën 20:45 në Varshavë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Polonisë.

Unë besoj se ekipi do të jetë gati, pasi është një rast i madh dhe besoj se nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por është dëshira, vullneti dhe djersa, çdo gjë që lë në fushë, ndaj besoj se ai që është më i aftë do të fitojë”. ka deklaruar  kapiteni  Berat Gjimshiti

Mediat shqiptare raportojë se atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
Shaban Sinani – TV KOha
Exit mobile version