Site icon Tetova Expres

TETOVA NË ZI – NDËRRON JETË AKTIVISTI DHE AFARISTI RAUF RAMADANI!

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare Rauf Ramadani, një personalitet i shquar në jetën publike, politike dhe ekonomike të qytetit të Tetovës.

Përmes rrjeteve sociale lajmin e kanë bërë publike familjarët dhe miqtë e tij.

I lindur në vitin 1954, Rauf Ramadani njihej si një aktivist i palodhur politik, veçanërisht gjatë angazhimit të tij në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Për një periudhë kohore, ai shërbeu me përkushtim në krye të Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) të Tetovës, si Kryeshef i Policisë së Tetovës dhe Drejtor i Postave, duke dhënë kontributin e tij në menaxhimin e sfidave të qytetit.

Përveç angazhimit publik, Ramadani ishte një figurë qendrore në botën e biznesit lokal. Ai ishte themelues dhe pronar i rrjetit të njohur të marketeve “Erzana”, ndërsa së fundmi ishte fokusuar në drejtimin e kompanisë “Swiss Bakery”, duke gjeneruar vende pune dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë e rajonit të Pollogut.

Advertisement

Rauf Ramadani ishte një figurë e rëndësishme edhe në historinë e KF Shkëndija. Njihet si futbollist i gjeneratës së parë të “kuqezinjve” por edhe si Kryetar i këtij klubi.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur qytetin e Tetovës dhe jo vetëm, por edhe miqtë, të afërmit dhe kolegët e tij.

Exit mobile version