Site icon Tetova Expres

FILIPÇE: JAVË MË E SHKURTËR PUNE – KREDI BANESORE PËR TË RINJTË ME 1% INTERES!

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në një brifing për gazetarët sot prezantoi një masë të re që është pjesë e programit të ri të propozuar të partisë, e cila parashikon shkurtimin e javës së punës nga pesë në katër ditë.

Filipçe theksoi synimi është një jetë dinjitoze për punëtorët.

“Prandaj nevojitet siguri dhe stabilitet i garantuar në vendet e punës. Pas një viti pune të vazhdueshme, i japim fund kontratave mujore. Pas maksimumi 12 muajsh, çdo angazhim i përkohshëm bëhet i përhershëm. Të gjithë kanë të drejta të barabarta. Çdo ditë llogaritet në stazh, i jepet fund punësimit përmes agjencive dhe sindikata është mbrojtja juaj”, deklaroi Filipçe.

Një nga shtyllat kryesore të programit, sipas Filipçes është motoja “Shtëpi për të gjithë”, që parashikon masa konkrete për lehtësimin e qasjes në banim, veçanërisht për të rinjtë.

Socialdemokratët propozojnë heqjen e plotë e tatimit mbi qarkullimin për të gjithë deri në moshën 35 vjeç që blejnë banesën e tyre të pare,  kurse shteti të garantojë kredi banesore për të rinjtë deri në 35 vjeç me normë fikse interesi prej vetëm 1% në 10 vitet e para.

Advertisement
Exit mobile version