Site icon Tetova Expres

MICKOSKI: I PAMUNDSHËM INTERVENIMI GREK NË FJALIMIN E MELANIA TRUMP!

Kryeministri Hristijan Mickoski i hodhi poshtë si të pabaza pretendimet në një pjesë të mediave greke se ambasadori i tyre në SHBA kishte ndërhyrë në fjalimin e Zonjës së Parë të SHBA-së, duke vlerësuar se një gjë e tillë është praktikisht e pamundur dhe paraqet përpjekje për manipulim mediatik.

“A mund të besojë dikush se fjalimi i Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, para se të bëhet publik, shkon për rishikim te ndonjë përfaqësues diplomatik? Unë nuk e besoj këtë. Nëse kjo ka ndodhur, atëherë SHBA-të kanë një problem serioz në protokollet e sigurisë. Nga përvoja ime, është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që dikush nga jashtë të ketë qasje në fjalimin e Zonjës së Parë të SHBA-së para se ajo ta bëjë publik. Prandaj, ata që e kanë sajuar këtë, mendoj se kanë bërë një përpjekje të pasuksesshme,” deklaroi Mickoski.

Sipas mediave greke, bashkëshortja e presidentit amerikan Donald TrumpMelania Trump, kishte planifikuar të përdorte emrin “Maqedoni”, pas së cilës Greqia kishte reaguar.

Exit mobile version