Do të shitet uji i pijshëm në Tetovë. Këto janë akuzat e opozitës ndaj Komunës së Tetovës. Këshilltari Berat Murati përmes një video adresimi tha se edhe uji do të ketë fatin e njejtë, si ndriçimi publik dhe mbeturinat, pra duke aluduar në privatizim. Ai përmes një video kërkon që të mos privatizohet uji pasi që sipas tij, qytetarët do të përfundojnë në përmbarues.
Por drejtori i ndërmarrjes komunale Sharri, Valon Zeqiri siguron qytetarët që ujësjellësi nuk do të privatizohet. Ai madje thotë se as qytetarët nuk do të përfundojnë në përmbarues shkaku i partneritetit që pritet të ndodhë me ndonjë kompani private. Sipas tij, uji vetëm se do të reduktohet në raste se nuk paguhet ndërsa tani duke shmangur përmbaruesit.
Opozita gjithashtu ka akuzuar se rrjeti i ujësjellësit për shkak të vejtërsisë, humb rreth 60% të sasisë së ujit që vjen nga malësia. Por nga Komuna e Tetovës thonë se kjo nuk qëndron pasi që sipas tyre, 60% e ujit që vjen është rreth 240 litra në sekond dhe thonë se nëse do të kishim rrjedhje në sasi kaq të madhe, do të dukej edhe me sy të thjeshtë. Nëse çështja e ujit do të ketë fatin e mbeturinave dhe të ndriçimit publik, mbetet të shihet në të ardhmen.
