Site icon Tetova Expres

ANKETA: 41.3% NUK I BESOJNË ASNJË POLITIKANI!

Gati gjysma e të anketuarve vlerësojnë se vendi nuk lëviz në drejtim të duhur, kurse 41.3% nuk i besojnë asnjë politikani. Qytetarët vazhdojnë të kenë besim më të madh tek VMRO-DPMNE-ja dhe liderin e kësaj partie, Hristijan Mickoski, ka treguar anketa e fundit e MKD.MK dhe Agjencisë Market Vision. Anketa ishte zbatuar nga 2 deri më 18 mars.

41.3% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk i besojnë asnjë lideri të partive politike. Kështu flasin rezultatet e anketës së zbatuar nga Time.Mk dhe Agjencia “Market Vision”. Shifra mbase flet për zhgënjimin e qytetarëve nga politikanët duke marrë parasysh përballjen e tyre me sfidat para së gjithash ekonomike.

Një e katërta e të anketuarve apo 25.2% më shumë i besojnë liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, që ndiqet nga Ali Ahmeti me 5.6%.

Në pyetjen tjetër për preferencat partiake 28.1% janë prononcuar se nuk do të votojnë, 24% se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 5.1% për VLEN-in, 4.9% për LSDM-në dhe 4.8% për BDI-në.

Në pyetjen nëse jeni për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE me status të vendit mbikqyrës, respektivisht anëtare e BE-së pa të drejtë vetoje, 52% e të anketuarve deklaruan se janë për hyrje në BE pa të drejtë vetoje.

Advertisement

46.9% e të anketuarve vlerësojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar kundrejt 36.2% që vlerësojnë se drejtimi është i duhur.

Anketa ishte zbatuar nga 02 deri më 18 mars me përdorimin e metodës CATI – anketimit telefonik me ndihmën e kompjuterit me 1.200 të anketuar.

Exit mobile version