Obeziteti paraqet një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në botë por edhe në vendin tonë, që prek edhe fëmijtë dhe adoleshentët, kanë paralajmëruar autoritetet shëndetësore. Ky trend shqetësues, që prek veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët, ishte në fokus të një simpoziumi profesional.
Obeziteti po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga problemet më serioze shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, me rreth 30 deri 35% të popullsisë të prekur nga kjo gjendje kronike.
Autoritetet paralajmërojnë se bëhet fjalë për një sëmundje të lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2, ndërsa shqetësues mbetet edhe trendi në rritje te fëmijët dhe të rinjtë.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se sistemi po përpiqet të përgjigjet përmes hapjes së qendrave për trajtim, përfshirë edhe qendrën e re në Ohër, si dhe përmes forcimit të edukimit dhe parandalimit.
Ekspertët nënvizojnë se përballja me këtë problem në rritje kërkon një qasje të koordinuar – nga institucionet, sistemi shëndetësor dhe sektori civil, deri te rritja e vetëdijes së qytetarëve për mënyra të shëndetshme jetese.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi rëndësinë e funksionimit të qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në Spitalin “8 Shtatori”, ndërsa bëri të ditur se këtë javë në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor.
