Site icon Tetova Expres

BASKETBOLL: FENERBAHCE HUMBË NË SHTËPI NGA ZALGIRIS, POR VAZHDON KRYESIMIN NË EUROLIGË!

 Tetë fitore të skuadrave  vendase  dhe vetëm dy të atyre  mysafire  është epilogu  I  ndeshjeve  të javës së 34  në Euroligën e Basketbollit  në l kategorinë e meshkujve

Befasia më madhe në xhiron e 34  të Euroligës ndodhi në Stamboll aty ku  lideri i renditjes Fenerbahçe pësoi  humbje  nga  skuadra Zalgiris Kaunas  me rezultatin  82- 92, por përkundër  disfatë vazhdon të mbetet në kreun e tabelës  me  23  fitore e  11  disfata.

Skuadra Greke Olympiacos pas  fitore  në transfertë  ndaj Parisit 104-87  me  22  fitore e  12 humbje  mbanë pozitën e  dytë së bashku me  Real Madridin  që mundi  Anadolu Efes me rezultatin 82-71.

Në zonën play off, mes gjashtë skuadrave që avancojnë direkt në cerekfinale, janë edhe Valencia Basket, Hapoel Tev Aviv e Zalgiris Kaunas.

Betejë e fortë edhe për zonën “play in” (vendet 7-10), ku aktualisht ndodhen Panathinaikos, Barcelona, Crvena Zvezda dhe Monaco.

Advertisement

Këto skuadra luajnë për dy vendet e fundit që të çojnë në play off. Jashtë kësaj gare duken ekipet italiane, që kanë zhgënjyer këtë sezon.

 

Rezultatet e raundit të 34-të

Parisi – Olympiacos, 87-104

Bayern Munih – Villeurbanne, 93-83

Advertisement

Armani Milano – Virtus Bologna, 103-87

Maccabi Tel Aviv – Dubai , 104-100

Real Madrid – Anadolu Efes, 82-71

Fenerbahce – Zalgiris Kaunas, 82-92

Panathinaikos – Monaco, 107-97

Advertisement

Partizan  – Valencia , 110-104

Barcelona – Crvena Zvezda, 92-88

Baskonia – Hapoel Tel Aviv, 118-109

 

 Shaban Sinani – TV Koha
Advertisement
Exit mobile version