Site icon Tetova Expres

INTEGRIMI NË BE: DEKLARATA E MICKOSKIT – REAGIME!

epa12108509 Prime Minister Hristijan Mickoski speaks at a joint press conference with the British Ambassador to North Macedonia after they announced a strategic partnership agreement between North Macedonia and the United Kingdom in Skopje, Republic of North Macedonia, 17 May 2025. North Macedonia's prime minister announced that the Joint Strategic Partnership Agreement would form the basis for an investment cycle totaling five billion British pounds (six billion euros). The agreement is expected to be signed next week in London. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Qeveria nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese nën kushte që prekin drejtpërdrejt identitetin maqedonas, pa një parashikueshmëri të qartë dhe një përfundim të sigurt të procesit.

Këtë e përsëriti edhe një herë kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur dje një pyetjeje të gazetarëve dhe duke theksuar nevojën për një proces të parashikueshëm.

“Ne nuk mund të hyjmë në një aventurë. Nuk e injorojmë elefantin në dhomë – ai është aty dhe është sjellë nga ata para nesh. Nëse duhet, do të presim edhe me dekada. Por politika që ndikojnë drejtpërdrejt në identitetin tonë, ndërkohë që nga ana tjetër nuk ofrojnë parashikueshmëri dhe një fund të qartë të procesit, nuk kam ndërmend, për sa kohë që jam kryeministër, të hyj në një aventurë të tillë me çdo kusht”

Për këtë çështje foli edhe ambasadori francez në Maqedoni, Kristof Le Rigoler, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, por ai e lidh parashikueshmërinë me miratimin e ndryshimeve kushtetuese si faza e parë e procesit, pas së cilës vendi do të vendoste një ritëm të qartë në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

“Ne priremi të konsiderojmë se korniza negociuese e vitit 2022 e ofron këtë parashikueshmëri, duke përcaktuar etapat që duhet të ndiqen. Një nga këto etapa është miratimi i amendamenteve kushtetuese. Qëndrimi ynë është se, nëse nesër këto ndryshime miratohen – gjë që në parim duket e mundur duke parë përbërjen e Kuvendit dhe shumicën e gjerë të Qeverisë – nuk mendojmë se partitë opozitare do ta kundërshtonin këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së”

Advertisement

Qëndrimet e Kryeministrit janë kritikuar nga LSDM-Ja. Sipas tyre,  deklarata e këtillë e Mickoskit paraqet “tradhëti ndaj interesave kombëtare” dhe se me vetëdije hiqet dorë nga e ardhmja evropiane.

“Kjo do të thotë dekada varfëri të garantuar, breza të humburt për shkak të migrimit të të rinjve, biletë në një drejtim për rininë maqedonase. Do të thotë dekada krim dhe korrupsion dhe zhytje në baltën e Mickoskit dhe bandës së tij kriminale”

Pse VMRO-DPMNE po e minon procesin e integrimit në BE? Ish-Ministri i Jashtëm nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, përmend tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm.
Sponsorizimi i jashtëm, Mungesa e kundërpeshës së brendshme dhe Elektorati pa presion

“Në këtë kombinim,shtytje nga jashtë, boshllëk nga brenda dhe mungesë presioni nga poshtë, bllokimi i integrimit nuk është aksident.
Është rezultat i një ekuilibri të ri politik”
 – shkruan Osmani në Facebook.

Por, pavarësisht bllokadës në të cilën është gjendur vendi, në Maqedoni nuk po rritet euroskepticizmi. Përkundrazi, një shumicë e madhe e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Advertisement

Megjithatë, një përqindje edhe më e lartë është kundër ndryshimeve kushtetuese.

Sipas hulumtimit të fundit të Institutit për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup, të publikuar në fund të janarit të këtij viti, 71% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE, që paraqet një rritje prej gati 10% krahasuar me vitin e kaluar.

Por vetëm 24% mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë, ekziston një dallim i madh mes qëndrimeve të grupeve etnike: 57% e shqiptarëve janë pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa vetëm 11% e maqedonasve janë në favor të tyre.

Advertisement
Exit mobile version