Site icon Tetova Expres

ISMAIL KAMBERI PROMOVON LIBRIN “SHPËRLARJA E TRURIT”

Një libër i ri në fushën e psikologjisë doli në publik, duke trajtuar një nga temat më të debatueshme dhe misterioze: shpërlarjen e trurit. Autori i librit Prof.Dr. Ismail Kamberi ka bërë të ditur se ky është botimi i shtatë me radhë i këtij formati. Promovimi u bë edhe në Tetovë në organizim të Shoqatës për Art dhe Kulturë “Pellazgët”.

Autori i librit, “Shpërlarja e Trurit” Prof. Dr. Ismail Kamberi, thotë se libri përmban një përmbledhje të gjerë rregullash, metodash dhe teknikash që lidhen me procesin e ndikimit psikologjik mbi individin.

Ai thekson se ndonëse termi “shpërlarje e trurit” është i njohur për publikun, shumë pak njerëz e kuptojnë në thelb se si funksionon ai.

Ai përmend gjithashtu rastin e fundit të dosjes “Epstein”, për të cilin pretendon se ka nxjerrë në pah përfshirjen e strukturave të ndryshme në teknika të tilla ndikimi.

“Ky libër përmban të gjithë ato të dhëna, të gazetarëve, të shërbimeve sekrete, të gjithë ato që ne i përmbledhim gjatë kohës dhe nuk janë të kapshme për çdokend dhe për këtë shkak duke qenë student i Paris 12 në menaxhmentin publik ndërkombëtar, pata rastin të njihem me shumë sekrete edhe shumë metoda për shpërlarjen e trurit dhe vendosa të bëj një publikim të një libri të këtillë, I cili do të jetë në shërbim të studentëve dhe mbarë opinionit shqiptar”

Advertisement
Exit mobile version