Pesë fitore të vendasve , 1 barazim dhe dy fitore të skuadrave mysafire me gjithësejt 12 gola të shënuara është epilogu I ndeshjeve të xhiros së 22-të në Ligën e dytë të futbollit sezoni 2025/2026.
Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës zhgënjeu tifozët vendas pasi nuk mundi të nxjerr më tepër se një barazim pa gola në përballjen me Bellasicën e Strumicës. Pas ndeshjes drejtuesit e Shkëndijës publikisht kanë kërkuar falje publikut
Tifozë të dashur,
Fillimisht ju kërkojmë falje për paraqitjen sot. Stadiumi ynë i mbushur me tifozë si ju ka qenë gjithmonë një kala që nuk mposhtet, por sot, fatkeqësisht, nuk ia dolëm.
Megjithatë, ëndrra vazhdon. Vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë Ligën e Parë. E nëse ëndrra jonë është e pastër, do të realizohet.
Ne në asnjë moment nuk kemi menduar se do të jetë lehtë, por së bashku do t’ia dalim.
Nga ana tjetër dy konkurrentë kryesor për kreun e tabelës Skopje ka regjistruar fitore në transfertë kundër Vardarit në Negotinë dhe tani me 50 pikë kryeson tabelën. Fitore ka regjistruar edhe Bregallnica e Shtipit kundër Ohrit 1-0.
Pas ndeshjeve të xhiros së 22-të kryeson Skopje me 50 pikë e ndjekur nga Ohri, Bregallnica dhe Shkëndija e Haraçinës që kanë nga 49 pikë.
Rezultatet e xhiros së 22-të
BREGALLNICA – OHRID LIHNIDOS 1-0
POBEDA – DETONIT PLAÇKOVIÇA 0-3
