Shkaku i lëndimeve trajneri Sylvinjo nuk do të ketë në ekip Muçin por edhe Jasir Asanin. Ndeshja miqësore Shqipëri – Ukrainë luhet nesër në Valencia me fillim në orën 20:45
Kombëtarja shqiptare në Valencia, ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Ukrainës .
Nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë njoftuar se me skuadrën nuk ka stërvitur sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, për çka i është nënshtruar rezonancës magnetike, dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Gjithashtu, në seancën e fundit stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme.
Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe para ndeshjes do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje.
Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në Valencia.
Shaban Sinani – TV Koha
