Stadiumi ‘’Fadil Vokrri’’ në Prishtinë nesër është nikoqire e ndeshjes Kosovë- Turqi finalja historike e play off-it për kualifikim në Botërorin 2026. Takimi luhet nesër me fillim në ora 20:35
Përfaqësuesja e Kosovës pas kthimit nga Bratisllava ka zhvilluar séance intensive stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë, që luhet nesër ë stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet të krijohet një atmosferë e paparë deri më tash në tribuna.
Në seancën e fundit stërvitore seleksionuesi Franco Foda ka vënë theks të veçantë në aspektet taktike të lojës duke marrë parasysh se Turqia është ekip që duhet vlerësuar.
Kapiteni Vedat Muriqi në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe me Turqinë, shprehu respekt për Turqinë, por insiston se Kombëtarja e Kosovës të kualifikohet në Botërorin 2026.
“Kam shumë respekt për shtetin e Turqisë, për ata lojtar që kemi luajtur dhe kemi qenë bashkë lojtarë edhe kundërshtarë në shumë ndeshje por kjo është ndeshje mes kombëtaresh është çështje shteti . Nesër do të bëj çmos për të shkuar në Botëror me Kosovën. Mes vijave të fushës do të vazhdoj të kem respekt për Turqinë, por shkojmë për fitore dhe me u kualifikua në Kupën e Botës”
Për ndeshjen Kosovë – Turqi interesimi është i jashtëzakonshëm dhe sipas informatave nga Federata e futbollit të Kosovës tanimë nuk ka asnjë biletë.
Ndeshja Kosovë – Turqi luhet nesër me fillim në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shaban Sinani – TV KOha

