Maqedonia e Veriut ka udhëtuar mesditën e djeshme drejt Dablinit për ndeshjen e detyrueshme miqësore ndaj Irlandës, të martën me fillim në ora 20:45. Maqedonia në këtë ndeshje miqësore do të përballet me disa mungesa
Pas disfatës në gjysmëfinalen e plej of-it nga Danimarka, të përzgjedhurit e seleksionuesit Goce Sedlloskit nesër do të përballen me Irlandën e cila humbi nga Çekia dhe sipas kalendarit të UEFA-s dy vendet janë të obliguar të luajnë ndeshje miqësore .
Për këtë sfidë seleksionuesi Sedlloski nuk do të ketë në dispozicion Miovskin dhe Atanasovin, por edhe Aleksandar Trajkovskin, i cili gjatë ditës paralajmëroi pensionimin nga futbolli reprezentues.
Mbrojtësi Gjoko Zajkov thekson se ekipi ka mësuar nga ndeshja e mëparshme dhe se çelësi do të jetë stabiliteti mendor gjatë gjithë ndeshjes.
“Tani jemi plotësisht të përqendruar te Irlanda. Nuk ka miqësore, luajmë çdo ndeshje për të fituar. Duam t’i tejkalojmë të gjithë dhe të tregojmë cilësi, siç e dinim më parë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme nga pikëpamja psikologjike të përgjigjemi pas humbjes kundër Danimarkës. Me një rezultat të mirë, mund ta lëmë atë ndeshje pas më shpejt dhe të dukemi më mirë në sfidat dhe kualifikimet e ardhshme” tha futbollisti Gjoko Zajkov
Reprezentacioni sonte në Dablin do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes së nesërme që fillon në ora 20.45
Shaban Sinani – TV Koha

