Dje, në ora 19:00 tek kryqëzimi i Zdunjës, punonjës policie nga Departamenti Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga Gostivari. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve „BMV“ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi.
Gjithashtu, dje në ora 21:50 në rrugën „Bllagoja Toska“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 25-vjecar nga Tetova. Ai drejtonte një motoçikletë „Truva“ pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës. Automjeti dhe motoçikleta janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – „drejtim I pakujdesshëm i automjetit“.
……Dje, në ora 21:10 në rrugën „19 Nëntori“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Tetova, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
……Sot pas mesnate në ora 02:20, punonjës policie nga DPB Gostivar kanë gjetur një të mitur 16-vjeçare nga Shkupi në banesën e një 19-vjeçari në Gostivar. Ajo paraprakisht ishte denoncuar se ishte larguar nga shtëpia në Shkup, ndërsa pas gjetjes i është dorëzuar nënës së saj, kurse 19-vjeçari është privuar nga liria për procedurë të mëtutjeshme.
