Site icon Tetova Expres

INFANTINO: FIFA DO TË SIGUROJË KUSHTE TË MIRA PËR IRANIN!

Presidenti i FIFAGianni Infantino, deklaroi se organizata nuk ka plane alternative për pjesëmarrjen e përfaqësueses së Iranit në Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas Presidentit të FIFA-s, nuk ka një plan B, C apo D – por vetëm plan A dhe po punohet që të sigurohet që Irani t’i zhvillojë ndeshjet e tyre në Kupën e Botës në kushtet më të mira të mundshme.

“Jetojmë në një kontekst kompleks gjeopolitik dhe nuk mund t’i zgjidhim këto probleme, por kemi aftësinë të bashkohemi dhe të krijojmë kushte që bota të mblidhet në një atmosferë paqeje dhe feste” – u shpreh Infantino.

Më herët, kreu i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taxh, njoftoi se është në bisedime me FIFA-n për zhvendosjen e ndeshjeve të Iranit nga SHBA në Meksikë.

Federata i është drejtuar FIFA-s pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili e konsideroi praninë e iranianëve në turne si të papërshtatshme për shkak të sigurisë së tyre.

Advertisement

Sipas kalendarit të turneut, Irani pritet të përballet me Zelandën e Re më 16 qershor dhe Belgjikën më 21 qershor në Ingëllvud, ndërsa më pas do të luajë në Sietël kundër Egjiptit më 27 qershor.

Më 28 shkurt, SHBA dhe Izraeli filluan sulme ndaj objektivave në Iran, përfshirë edhe kryeqytetin Teheran.

Exit mobile version