Site icon Tetova Expres

KUJDES! Policia e Maqedonisë nis “gjuetinë” me makinat e padukshme: Bie në rrjetë shoferi i parë

Njësia mobile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, përmes automjetit policor “përgjues” me radar të integruar, ka sanksionuar një shofer i cili drejtonte automjetin me një shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit.

Dje, në orën 18:55, në rrugën eksprese Shtip – Radovish, zyrtarët policorë me ndihmën e automjetit special – përgjues të MPB-së, kanë matur shpejtësinë e lëvizjes së një automjeti tip “Mercedes” me targa të Shkupit. Automjeti po lëvizte me 178 kilometra në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 kilometra në orë.

“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë me ligj. Kontrollet e trafikut me automjetet speciale – përgjues do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion,” njoftoi MPB.(INA)

Exit mobile version