LSDM akuzon kryeministrin, Hristijan Mickoski se po shet interesat kombëtare të vendit.
“Orbani, i cili tashmë është fishkëllyer nga mbështetësit e tij në tubime, është simbol i një politike që Bashkimi Evropian nuk e toleron më. Një politikë korruptive që i shërben biznesit dhe interesave ruse, në vend të vlerave evropiane dhe të ardhmes së qytetarëve të saj. Ndërsa qytetarët e Hungarisë po zgjedhin rrugën evropiane, Mickoski po e shtyn Maqedoninë në drejtimin e kundërt – drejt izolimit, pasigurisë dhe regresit që do të zgjasë me dekada”, thotë LSDM për vizitën e kryeministrit Hristijan Mickoski në Budapest dhe takimin me kryeministrin hungarez.
Sipas LSDM-së, siç thonë ata, Mickoski po shet interesat kombëtare maqedonase dhe sot ai shkoi te Orbani për të negociuar kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Çfarë marrëveshjesh të tjera po bëhen pas dyerve të mbyllura? Çfarë do të ndodhë me 40% të mediave në Maqedoni kur të bjerë Orbani, të cilat kontrollohen nga OBRM-PDUKM-ja? Çfarë do të ndodhë me bizneset e Orbanit në Maqedoni, në energji dhe telekomunikacion”, thonë nga LSDM.
Në takim, siç informojnë nga Qeveria, “u konfirmua vendosmëria e përbashkët për të thelluar partneritetin strategjik midis dy vendeve”.
