Site icon Tetova Expres

NBA: OKLAHOMA FITON NDAJ DETROIT

Tre fitore të ekipeve vendase dhe po aq të skuadrave mysafire është epilogu i  gjashtë ndeshjeve të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të Basketbollit NBA

Oklahoma fitoi 114-110 ndaj Detroit në përballjen mes dy ekipeve lidere në dy Konferencat përkatëse.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe vendosur pas kohës shtesë, ku për kampionët në fuqi të NBA u dallua Alexander Shai, autor i 47 pikëve.

Pa probleme fiton Lakers, që në fushën e tij mundi 120-101 Washington. LeBron James me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon skuadra e Cleveland, që mundi 122-113 Utah Jazz, sfidë ku Mobley e Mitchell realizuan nga 34 pikë secili për miqtë.

Miami, falë 30 pikëve të Tyler Herro, mundi 119-108 Philadelphia, ndërsa Atlanta surprizoi Boston, duke i mundur 112-102. Për Atlanta, të gjithë titullarët realizuan mbi 14 pikë. Fiton edhe Phoenix, 131-105 ndaj Memphis, ndeshje ku u dallua Devin Booker me 36 pikë.

Advertisement

Vazhdon paraqitjet e mira skuadra e San Antonio, që triumfoi 129-114 ndaj Chicago.

Për Spurs shkëlqeu Victor Wembanyama, me 41 pikë e 16 rebound. Zhgënjen Dallas, që në fushën e tij u mund 124-94 nga Minnesota (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

 
NBA-Rezultatet e sotme

Miami – Philadelphia, 119-109

Atlanta – Boston, 112-102

Memphis – Phoenix, 105-131

Advertisement

San Antonio – Çikago, 129-114

Dallas – Minnesota, 94-124

Utah Jazz – Cleveland, 113-122

Exit mobile version