Ish zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi, vazhdon të intrigojë skenën politike në Maqedoni, sado që
për shkak se gjendet në arrest shtëpiak, nuk mund të ketë paraqitje të drejtpërdrejta në opinion. Pas arrestimit në
vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë marrjes në pyetje në Prokurori, Grubi mes tjerash ka folur edhe për planin e qeverisë së kaluar për kthim në Maqedoni të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
Nga burime të sigurta, Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Grubi ka përmendur edhe emrat e atyre që e kanë përgatitur planin mjaft kontravers, e që ishte shumë aktual para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vtin 2024. Në këtë drejtim, ai ka përmendur emrin e ish presidentit të vendit Stev Pendarovski, por ka pranuar se në plan kanë qenë të kyçur edhe bashkëpartiakë të Grubit nga radhët e BDI-së.
Në fakt, siç marim vesh, Grubi faktikisht ka konfirmuar pjesën më të madhe të asaj që është shkruar më herët më media se operacioni për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni, duhej të realizohet në atë mënyrë që Gjykata Supreme të legjitimon dhe konfirmon abolimin e ish-presidentit Gjorge Ivanov. Megjithatë ish zv/kryeministri i parë ka shtuar disa detaje, të cilat mund të krijojnë bazë solide për hapjen e një rasti gjyqësor, pasi dyshohet se i tërë ‘operacioni për kthimin e Gruevskit’ ka pasur edhe prapavijë korruptive, e madje janë premtuar miliona për finalizimin e tij, mëson Zhurnal.
Sipas shkrimeve të mediave, operacioni udhëhiqej nga kryesia e BDI-së, por në koordinim me liderët e LSDM-së,informacione që tanai mund të shkaktojnë probleme shtesë për partitë opozitare. Qëllimi final ka qenë që gjoja Gruevski, pas kthimit në vend, menjëherë të formojë një fraksion politik në VMRO-DPMNE.
Këtyre planeve atë kohë iu kundërshtua Gjykata Supreme, e veçanërisht kryetarja e saj, Besa Ademi.
Ademi ishte ankuar te disa ambasadorë të vendeve perëndimore për presione politike. rastësisht ose jo, në të njëjtën kohë ish ambasadorja amerikane Angela Ageler pat vizituar Gjykatën Supreme dhe ka dhënë mbështetje për gjyqtarët e Gjykatës Supreme që të gjykojnë lirshëm, sipas Kushtetutës dhe ligjeve.
