Site icon Tetova Expres

REUTERS: KOSOVA E VOGËL NË PRAG TË HISTORISË NË KUPËN E BOTËS

Kosova është në prag të sigurimit për herë të parë të një vendi në finalet e Kupës së Botës.

Pasi fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, iu bashkua futbollit botëror tetë vite më vonë.

Të martën do të presë Turqinë në një ndeshje finale playoff.

Fituesi do të shkojë në Amerikën e Veriut për turneun që fillon në qershor.

Agjencia Reuters i ka kushtuar vëmendje kësaj arritjeje.

Advertisement

“Do të ishte realizimi i një ëndrre jo vetëm i kësaj gjenerate, por i të gjitha atyre gjeneratave që kanë luajtur në ara e livadhe”, tha Eroll Salihu, ish-sekretar i përgjithshëm i FFK-së.

Çdo ndeshje në Kosovë shihet si një arritje për një vend të prekur nga konflikti, lufta e Kosovës për pavarësi, që u sigurua nga një fushatë ajrore ushtarake e NATO-s në vitin 1999.

“Njerëzit kanë vuajtur këtu, kemi humbur shumë familjarë. Ne e kemi për detyrë të kthehemi këtu sepse e kemi për detyrë të përfaqësojmë shtetin tonë”, tha ish-portieri Samir Ujkani.

Dëshira për të ndjekur ndeshjen me Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, që mban rreth 12,500 spektatorë, është e madhe.

“Ndoshta pa ekzagjeruar, deri tani kërkesa te Dardanët ka qenë mbi 100 mijë”, u shpreh Lulzim Berisha, kryetar i grupit të tifozëve “Dardanët”.

Advertisement

Qytetet do të vendosin ekrane të mëdha në sheshet kryesore për ata që nuk mund ta shohin këtë ndeshje në stadium.

Exit mobile version