U filluan në kohë të fushatës zgjedhore por ende nuk kanë përfunduar. Rruga kryesore në fshatin Xhepçisht dhe rruga e shtipit në Tetovë ende nuk janë asfaltuar. Edhe pse punimet kanë filluar para 4 muajsh, kalimi në këto rrugë vazhdon të jetë jo i lehtë, sidomos për banorët që jetojnë në këto lagje e që këto rrugë duhet t’i kalojnë disa herë në ditë.
“ Duhet mirë të bëhët shumë kohë, po kanë problem banorët.”
“Me të drejtë duhet të punojmë në shumë se i shohë këtu dy veta punojnë, unë jam shofer autobusi dhe punoj në Gjermani the kur bllokohet rruga edhe bëhet shumë shpejtë , ama këtu me dy puntor edhe me një bager sdi si do bëhet rruga mund të shkoj edhe një vit, dy vite mjerët ne që heqim.”
“ rruga ka fillu para zgjedhjeve , edhe si filloj dimri u ndalën edhe tash kanë filluar të punojnë.”
“ nuk është shumë kohë, Katër muaj ka ? po ka katër muaj aty dikund.”
Nga komuna e Tetovës thonë se në Xhepçisht presin që banorët të lidhen me sistemin e ujit dhe kanalizimit, ndërsa për në rrugën e shtpit thonë se po presin dislokimin e shtyllave elektrike nga ana e EVN-së.
Besarta Ramadani – zëdhënëse e komunës Tetovës
“ Tek rruga në fshatin Xhepçisht janë duke u përfunduar kyçjet nga ana e banorëve në ujësjellësin dhe kanalizimin, po ashtu janë duke u vendosur edhe anësoret në rrugë, me përfundimin e këtyre punëve do të filloj edhe asfaltimi i rrugës. Ndërsa në rrugën e shtipit janë bërë disa dislokime të shtyllave të vjetra nga ana EVN-së dhe është ka fundi dhe në momentin që do përfundojnë këta punë do filloj edhe asfaltimi rrugës.”
Në kohë të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale u filluan shumë rrugë. Disa përfunduan para zgjedhjeve, disa menjëherë pas por ka edhe rrugë të tjera që e kanë fatin e njejtë me rrugën kryesore të fshatit Xhepçisht dhe me rrugën e Shtipit, që ende janë të papërfunduara.
