Katër ekipet evropiane Turqia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Suedia si dhe Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos pas ndeshjeve finale të play off-it që u zhvilluan mbrëmë janë gjashtë vendet e fundit që siguruan kualifikim në Botërorin2026
Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat të cilat do të përfaqësohen në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë që fillon më 11 qershor dhe do të zgjas derri më 19 korrik 2026 .
Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos janë gjashtë skuadrat e fundit që siguruan një biletë nga faza play-off, teksa bie në sy eliminimi i Italisë, të cilët mbeten për të tretën herë radhazi jashtë botërorit.
Në Grupin A të Botërorit, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.
Bosnja luan në Grupin B së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.
Në Grupin D Turqia bashkohet me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia do garojë kundër Holandës, Japonisë dhe Tunizisë në Grupin F.
Iraku rikthehet në Kupën e Botës pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë.
Ndërkohë pjesë e Grupit K do jetë edhe Republika Demokratike e Kongos, ku do rivalizojë me emra si Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.
Ky do jetë Botërori i parë ku do marrin pjesë plot 48 skuadra të ndara në 12 grupe.
Grupet e Kupës së Botës 2026:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnje Hercegovina, Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, RD Kongo, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
