Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: BASHKIMI – TIKVESHI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25-të

Me ndeshjen Bashkimi – Tikveshi nesër me  fillim në ora  12:30,  hapet sipari i  xhiros së 25-të në Ligën e parë të futbollit vendor. Pesë takimet tjera  të kësaj  jave  zhvillohet të premten , të shtunën dhe të dielën

Pas  pauzës 10  ditore  shkaku i angazhimeve të reprezentacionit  për dy ndeshjet e marsit kundër  Danimarkës  dhe Irlandën ,  që nga nesër vazhdon  kampionati  në Ligën e parë të  futbollit vendor me ndeshjet e  xhiros së 25-të të sezonit  2025/2026.

 Sipari  i  javës së  25-të  hapet nesër  me fillim në ora 12:30, me  ndeshjen që zhvillohet  në Kumanovë  mes  Bashkimit  dhe Tikeveshit.

Ndeshja  në fjalë ka rëndësi për të  dyja  skuadrat  të  cilat  pretendojnë që të mbeten  ne pjesën e epërme të  tabelës së klasifikimit.

Pesë takimet  tjera do të zhvillohen sipas këtij orarit të publikuar nga komisari  i  garave pranë FFM-së.

Advertisement

E premte me  fillim në ora  15:30, takohen: Sileksi – Shkupi  dhe  AP Brera  – Arsimi

E  shtunë me  fillim në ora  13:30: Shkëndija – Pelisteri dhe në ora  15:30 Vardari – Makedonija Gj.P

Të  dielën me  fillim në ora  15:30 takohen: Struga Trim Lum – Rabotniçki.

Shaban Sinani  – TV Koha
Exit mobile version