Site icon Tetova Expres

PROTESTA E 6 PRILLIT: STUDENTËT FTOJNË PROFESORËT PËR MBËSHTETJE!

Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë adresuar një thirrje publike drejtuar profesorëve universitarë, duke kërkuar mbështetjen e tyre për protestën e paralajmëruar më 6 prill, ora 12:30.

Përmes një letre pubike, studentët kërkojnë solidaritet dhe përkrahje nga profesorët e tyre, sic thonë, për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligj – konkretisht, mundësinë për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Rrugëtimi ynë akademik, sic thonë studentët, na ka bashkuar në momente krenarie, kujtime të bukura studentore por edhe sfida të përbashkëta.

“Sot gjendemi përballë një sfide të këtillë, ku mbështetja dhe zëri juaj janë të domosdoshëm për ne. Unionet e Studentëve në Universitetin e Tetovës, Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin “Nënë Tereza” janë bashkuar për të kërkuar një të drejtë që na takon me Kushtetutë dhe ligj, por që për vite me radhë u mohohet kolegëve tanë nga Fikulteti Juridik mundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”

Në letrën publike gjithashtu thuhet se duke parë politizimin, refuzimin dhe pengesat që u paraqiten, tre unionet e studentëve kanë thirrur protestë më 6 prill ora 12.30 në Shkup duke filluar marshutën nga Ura e Gurit.

Advertisement

Mbështetja juaj e çmuar nuk ka munguar asnjëherë, thonë studentët,  prandaj shprehen të bindur se profesorët universitar edhe kësaj radhe do të qëndrojnë pranë tyre jo vetëm në kampuset universitare por edhe përmes një mbështetjeje publike dhe pjesëmarrjes suaj në ditën e protestës.

Exit mobile version