Site icon Tetova Expres

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 31 Mars Tetovë dhe Gostivar

Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në rajonin e SPB Tetovë janë shoqëruar gjashtë persona për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim I pakujdesshëm i mjetit motorik”. Të gjithë personat kanë drejtuar mjetet pa fituar të drejtën e drejtimit, gjegjësishtë pa leje drejtimi, me çrast mjetet u janë sekuestruar:

Në rr. “Bllagoja Toska” në Tetovë (ora 12:00 dhe 12:35): Janë privuar nga liria një 65-vjeçar nga fshati Pallaticë dhe një 62-vjeçar nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikletë me targa të Tetovës. Në rr. “Iliria” në Tetovë në ora 13:45, në prani të prindit është privuar nga liria një 15-vjeçar i mitur nga Tetova, i cili drejtonte motoçikletë me targa të Tetovës.

Në lagjen “Çarshia e Epërme” në Tetovë, në ora 00:20, është privuar nga liria një 26-vjeçar nga fshati Trebosh, i cili drejtonte automjetin “Porsche” me targa të Tetovës.

Në rr.”Beliçica” në Gostivar në ora 01:15, është privuar nga liria një 20-vjeçar nga fshati Debresh, i cili drejtonte automjetin “Range Rover” me targa të Gostivarit.

Në rr.”Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar në ora 01:20, është privuar nga liria një 52-vjeçar nga fshati Çegran, i cili drejtonte automjetin “Audi” me targa të Tetovës. Të gjithë janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rasteve do të pasojnë parashtresat përkatëse.

Advertisement

……Dje, në orën 15:20 në Stacionin Policor të Gostivarit është shoqëruar një 24-vjeçare nga Gjermania, me qëndrim në Gostivar, për shkak të dyshimit për përfshirjen e saj në një sulm fizik të raportuar më parë, më datë 13 Djetor 2025.

……Dje, në orën 17:37 në DPB Gostivar është raportuar se në një shtëpi në rr. “Vëllezërit Gjinovski” është gjetur i vdekur një 73-vjeçar nga Gostivari, i cili jetonte vetëm. Mjeku I Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.

……Sot, në mëngjes në orën 02:40 në rr.”Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 31-vjeçar dhe një 30-vjeçar, të dy nga Shkupi, pasi që janë sjellë në mënyrë agresive ndaj policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ata janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Dje, në orën 22:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin një 27-vjeçar  nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhur i bardhë.

Një rast i njëjtë është evidentuar edhe sot pas mesnate në në orën 00:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Tetova.

Advertisement
Exit mobile version