Në Universitetit e Tetovës, Ambasadori i Paqes, përkatësisht Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim – Francë dhe Gjenevë, Tahir Shabani mbajti ligjëratë me temë: “Përballja me sfidat sociale dhe kulturore të të rinjve – Si t’i përgatisim studentët për një shoqëri të larmishme”.
Sfidat, perspektivat, bashkëpunimet universitare, integrimet, bashkëpunimet në kuadër të programit “Erasmus” ishin në fokus të ligjëratës së Tahir Shabanit – Ambasadorit të Paqës në Botë, para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit të Tetovës.
Në ligjëratën e tij, Tahir Shabani foli për përballjen me sfidat sociale dhe kulturore, si pjesë thelbësore e formimit të të rinjve në ditët e sotme. Ne jetojmë në një shoqëri gjithnjë e më të larmishme, ku ndërveprimi me kultura, ide dhe perspektiva të ndryshme është i pashmangshëm.
Tahir Shabani thotë se krahas në UT edhe në Universitetet tjera shqipfolëse pritet të koordinohetnjë agjendë në nivel rektorësh me BE-në që të shikohen programet e bashkëpunimit.
TAHIR SHABANI – Ambasador i Paqës në Botë
“Të gjitha ato programe që mund të kalojnë direkt pa kaluar përmes Qeverisë në Shkup, kalojmë drejtpërdrejtë programet arsimore për arsim të lartë. Kjo është një diplomaci që duhet ta vazhdojë diplomacia kulturore që është në favor të studentëve shqiptar, promovimit të tyre dhe mundësitë e programeve pedagogjike në kuadër të binjakëzimit dhe raportet bilateral”
Sipas Shabanit në qendër të vëmendjes do të jetë interesi studentor dhe shkëmbimet e studentëve krejt kjo në bashkëpunim me disa universitete evropiane.
TAHIR SHABANI – Ambasador i Paqës në Botë
“Do t`i diskutojmë mundësitë për shkollat verore dhe dimërore duke parë mundësitë edhe pranë universiteteve franceze dhe atyre helvetike, të krijohet mundësia të ketë një shkëmbim përmes tyre edhe organizatave ndërkombëtare. Në kuadër të organizatave ndërkombëtare do të jetë mundësia që të vijnë të bëjë praktikë dhe të harmonizohet me mision diplomatik edhe Ambasadat e RMV-së pranë organizatave ndërkombëtare në Gjenevë dhe Komisionit Evropian në Bruksel”
Gjatë ligjëratës u theksua nevoja për zhvillimin e aftësive si mendimi kritik, empatia, komunikimi ndërkulturor dhe bashkëpunimi, të cilat janë thelbësore për suksesin personal dhe profesional. Po ashtu, u diskutua roli i institucioneve arsimore në krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse si dhe në nxitjen e bashkëbisedimit dhe mirëkuptimit ndërmjet kulturave të ndryshme
