Bastisje po kryhen në disa lokacione për shkak të dyshimeve për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve, raportuan sot disa media. Siç raporton MIA, ky është një veprim që po kryhet në koordinim midis Ministrisë së Brendshme (MPB) dhe Prokurorisë Themelore Publike (PTHP) Shkup, në të cilin po ndërmerren veprime për të siguruar prova për këtë rast.
MPB informon se pas marrjes së urdhrave të bastisjes dhe në koordinim me PTHP-në e Shkupit, po ndërmerren veprime për të siguruar prova.
Prokuroria gjithashtu konfirmoi se bastisjet po kryhen në koordinim me MPB-në.
“Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup siguroi urdhra bastisjeje dhe në koordinim me MPB-në, po ndërmerren veprime për të siguruar prova”, tha Prokuroria në një deklaratë.
Më shumë detaje ndërsa bastisjet janë duke vazhduar, siç shtojnë ata, nuk mund të ndahen.
Sipas informacioneve nga disa media, bastisjet po kryhen në shtatë lokacione në të gjithë vendin, me qëllim sigurimin e provave për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve.
