Rritje më e ulët ekonomike dhe inflacion më i lartë për ekonominë e Maqedonisë së Veriut priten në kushtet e rreziqeve të shtuara të jashtme dhe pasigurisë së vazhdueshme në tregjet globale, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e tij më të fundit për vendin.
Lufta në Lindjen e mesme do ta rrisë inflacionin dhe do ta ngadalësojë rritjen ekonomike – thuhet në Raportin më të ri të Fondit Mondetar Ndërkombëtar. Rritja e çmimeve të energjensave do të ndikojnë që harxhimet jetësore të rriten rreth 4.5% kundrejt pritjes së Qeverisë prej 2.5%. Rritja ekonomike do të jetë më e ulët nga 3.8% e planifikuar dhe do të jetë 3.1%, kurse deficiti do të mbërrijë në 5%.
FMN rekomandon që ndihma shtetërore të drejtohet kryesisht te shtresat më të cenueshme të popullsisë, në vend që të shpërndahet në mënyrë të përgjithshme.
Sipas tyre, ulja e TVSH-së për karburantet duhet të hiqet gradualisht, ndërsa ndihma sociale duhet të forcohet aty ku është më e nevojshme. Sistemi financiar vlerësohet si stabil dhe bankat janë në gjendje të mirë, por rritja e shpejtë e kreditimit, sidomos për banesa, duhet të monitorohet me kujdes.
FMN gjithashtu thekson nevojën për reforma strukturore, përmirësim të qeverisjes, rritje të efikasitetit të shtetit dhe transformim në sektorin energjetik, përmes më shumë investimeve dhe përafrimit gradual të çmimeve me kostot reale.
Ndryshe nga këto parashikime, Qeveria në fund të vitit të kaluar kishte projektuar një rritje ekonomike prej rreth 3,8% për këtë vit dhe inflacion prej rreth 2,5%.
Sipas parashikimit të ri të FMN-së, rritja do të jetë për 0,7 pikë përqindje më e ulët, ndërsa inflacioni për rreth 2 përqindje më i lartë.
