Site icon Tetova Expres

HIDRO ALARM: RESHJET E SHIUT RRISIN NIVELET E LUMEJVE!

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike ka ndezur HidroAlarmin për 1 dhe 2 Prill, me paralajmërime se për shkak të reshjeve të shiut ekziston mundësia për rritje të menjëhershme të nivelit të lumejve dhe përmbytje lokale.

Paralajmërimi vjen në një moment të ndjeshëm, pasi pjesë të vendit tonë kaluan një fluks të përmbytjeve në shkurt, kur pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut shumë lumej dolën nga shtrati.

Ndryshe, në raportin ditor hidrologjik për lumejtë dhe liqenet natyrore, shërbimet metereologjike alarmojnë për rritjen e nivelit të Lumit Vardar në pjesën e Rajonit të Jegunovcës.

Sipas tyre, mesatarja për Prill është 109 centimetra, gjatë ditës së djeshme ka qenë 120 kurse sot ka mbërritur në 138 centimetra me tendenca të rritjes së ujit në shtratin e lumit.

Cikloni atmosferik në vendin tonë krahas reshjeve të shiut ka sjellë edhe reshje të dëborës.

Advertisement

Pamjet që i shihni vijnë nga Mavrova ku vërrehen reshje të dëborës. Pamjet janë të 1 Prillit me cka konfirmohen parashikimet e metereologëve për reshje dëbore në viset malore.

Nga Rrugët Shtetërore njoftojnë se reshje dëbore që mbetet nëpër rrugë vërrehen në Kodrën e Diellit kurse reshje të dobëta në Mavrovë. Në Kodrën e Diellit trashësia e dëborës është 74 centimetra.

Metereologët paralajmërojnë se mot i ngjashëm me reshje shiu dhe dëbore në viset malore do të mbretërojë edhe ditëve në vijim, por nga java e ardhshme, sipas parashikimeve, pritet të kthehet moti pranveror me temperature që do të shkojnë mbi 20 gradë Celsius.

Exit mobile version