Site icon Tetova Expres

PROTESTA E 6 PRILLIT: STUDENTËT FTOJNË GJYKATËSIT E PROKURORËT!

Studenët shqiptarë të tre universiteteve në Maqededoni të Veriut e kanë zgjeruar thirrjen e tyre për mbështetje të protestës së caktuar për 6 Prill edhe tek pjesëtarë të tjerë të rrethit akadamik dhe professional të sektorit të drejtësisë në vend.

Përmes një thirrjeje publike, Studentët shqiptar, kanë kërkuar mbështetje për protestën në Shkup edhe tek gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe përmbaruesit shqiptarë të vendit, në të cilën studentët do të ngrisin zërin e tyre kundër refuzimit të ministria e drejtësisë e udhëhequr nga ministri i partisë ZNAM Igor Filkov po u bënë studentëve të drejtësisë për të kaluar provimin e jurisprudencës në gjunë shqipe.

“Të nderuar alumni, gjykatës, prokurorë, avokatë dhe përmbarues, u jemi mirënjohës për kontributin tuaj të vazhdueshëm në ndërtimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin që keni në mbrojtjen e parimeve të shtetit të së drejtës dhe të barazisë para ligjit. Sot, gjeneratat e reja të studentëve të drejtësisë po përballen me një padrejtësi të vazhdueshme: pamundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por që për vite me radhë vazhdon të mohohet në praktikë,” thuhet në thirrjen e studentëve.

Në letrën publike gjithashtu thuhet se duke parë politizimin, refuzimin dhe pengesat që u paraqiten, tre unionet e studentëve kanë thirrur protestë më 6 prill ora 12.30 në Shkup duke filluar marshutën nga Ura e Gurit.

Ditë më para studentët iu bënë thirrje profesorëve shqiptarë që ta mbështesin protestën e javës së ardhshme.

Advertisement
Exit mobile version