Dje, në orën 11:50, në rrugën Tetovë-Gostivar, tek pika e pagesës rrugore në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 18-vjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit. Gjatë kontrollit në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Rover” me targa të Gostivarit, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar automjetin pa pasur leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
……Dje, në orën 13:30, në rrugën rajonale Mavrovë-Rostushë, tek vendi i quajtur “Hani i Prisojnicës”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Rostushë, kanë privuar nga liria një 43-vjeçar nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve “Audi” me targa të Shkupit, është gjetur dhe konfiskuar lëndë e bardhë pluhur. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje, në orën 14:00, në rr. “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal, kanë arrestuar një 51-vjeçar nga Tetova. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues- Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……Dje, në orën 15:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një person nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 48- vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje, në orën 15:35, në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria personin një 66-vjeçar nga fshati Bogovinë. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me telegram nga DPB Kërçovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje, në orën 19:10, në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 31-vjeçar nga rrethina e Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij jashtëmartesore 36-vjeçare nga Tetova, se e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar t`i blinte banesë dhe makinë, në të kundërt do ta vriste. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje, në orën 18:40, në SPB Tetovë, një burrë 56-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se para shtëpisë së tij është sulmuar fizikisht nga dhëndri i tij nga një fshat i Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Më 01.04.2026, rreth orës 20:35, në SPB Tetovë është denoncuar se në bul. “Ilinden” në Tetovë, automjeti i udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 65-vjeçar nga Tetova, ka goditur një këmbësore 52-vjeçare nga Tetova. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar 52-vjeçarja, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
……Dje, në orën 15:30, në SPB Tetovë është denoncuar se në rr. “Jasht Vardarit” në Tetovë, automjeti I udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 70-vjeçar nga Tetova, ka goditur këmbësorin 46-vjeçar nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.
