Site icon Tetova Expres

ZYRTARE: FRANCA MERR KREUN NË RENDITJEN E FIFA-s

Federata  Botërore e Futbollit  FIFA sot zyrtarisht  ka  publikuar renditjen e kombëtareve  për muajin Mars. Renditjen e vendeve e kryeson  Franca para Spanjës dhe Argjentinës. Kosova ngjitet  një vend më lartë ndërsa Shqipëria dhe  Maqedonia e Veriut zbresin  për  një vend më poshtë

 Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka rënë me një vend në renditjen e fundit të FIFA-s të publikuar sot, duke u renditur vendin e 67-të.

 Maqedonia e Veriut ishte në pozitën e 66-të në renditjen e muajit të kaluar të futbollin botëror , por sukseset e fundit të Bosnja e Hercegovinës  me kualifikimin në Botërorin 2026, është ngjitur për gjashtë vende më lartë duke e tejkaluar edhe  Maqedoninë e Veriut.

 Kosova ka shënuar ngritje në renditjen më të re të FIFA-s, duke fituar një pozicion pas ndeshjeve të fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Renditja e re është publikuar të mërkurën “Dardanët” tashmë renditen në vendin e 78-të në botë.

 Ndërkohë, Shqipëria ka pësuar rënie të lehtë, duke humbur një vend dhe duke zbritur në pozitën e 64-të në klasifikim.

Advertisement

 Renditjen e FIFA-s  tanimë e kryeson  Franca, para Spanjës në pozitën e dytë dhe  Argjentinës në vendin e tretë . Anglia  është në  pozitën e katërt dhe Portugalia në të pestën.

Në Top 10  kombëtaret  më të mira  janë edhe  Brazili, Holanda, Maroko , Belgjika dhe  Gjermania.

Kroacia  është e 11-ta ndërsa Italia  tani  ka zbritur  në pozitën e  12-të.

 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version