Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: FITOJNË AP BRERA DHE SILEKSI

Në dy ndeshjet e zhvilluara sot pas dite në kuadër të javës së 25-të në Ligën e parë  futbollit vendor fitore  kanë shënuar skuadrat vendase. Në Srtrumicë AP Brera me përmbysje mundi ekipin e Arsimit nga Çegrani me  rezultatin  2-1

  Autor  të  golave për vendasit  ishin Filip Mihailov nga penaltia  dhe  Leonardo Petroviq, ndërsa  golin e vetëm  Arsimin e  realizoi Markel Goni.  Pas  ndeshjes  së sotme  me  tre  pikët e reja   AP Brera  mbanë pozitën e pozitën e shtatë me  31 pikë, ndërsa Arsimi me 29 pikë në pozitën e 8-të.

 Në ndeshjet  tjetër  që u  zhvillua  sot,  Sileksi  në Kratovë mundi Shkupin  me rezultatin  6-0.  Autor të golave  ishin Aliç. Pires, Mirçevski, Buturoviq, Angelovski dhe Donov.  Sileksi mbetet  në pozitën e katërt  tani me 43 pikë, ndërsa  Shkupi mbanë pozitën e  fundit vetëm me  një pikë fituar.

 Në ndeshjen e  djeshme   të  javës së 25-ë Bashkimi dhe  Tikveshi  përfunduan me  barazim  2-2. Nesër në program janë ndeshjet e   Shkëndija – Pelisteri në orën  13:30  dhe  Vardari – Makedonija Gj.P  në ora 15:30. Java e 25 mbyllet të dielën me fillim në ora 15:30, me duelin  Struga Trim Lum –Rabotniçki.

 Shaban Sinani – TV KOHA
Exit mobile version